Qepja e fugave te perkohshme dhe plasaritjeve ne estrih
Çarjet e holla zgjërohen aq sa rrëshira e lëngët rrjedhëse PROFLOOR FR19 mund të derdhet më lehtë. Tek çarjet, të cilat përshkojnë tërë trashësisë e estrihut, duhet në distancë rreth 25 cm me anë të Flexit (prerëse me disk) të bëhen prerje tërthore deri në â…” e trashësisë së estrihut, kështu që më vonë të mund vendosen lidhëset valore.
Para derdhjes së materialit 2-K PROFLOOR FR19 copëzat dhe pjesët jostabile të estrihut duhet të hiqen si dhe fugat dhe çarjet të thithen me kujdes.
Lidhëset valore PROFLOOR shtypen në rrëshirën ende të lëngët dhe përsëri mbulohen me rrëshirë. Pastaj rrëshira e tepërt tërhiqet me shpatull përgjatë çarjeve ose fugave në gjërësi më të ngushta dhe me rërë kuarci mbulohet mjaftueshëm. Në afat orëshe çarjet janë të mbyllura fortë, punimet e shtruarjes së dyshemesë mund të vazhdojnë.